Menaxhim dhe supervizim
Lodi Construction disponon të gjitha kapacitetet për shërbimet e menaxhimit dhe supervizimit, përfshirë rishikimin e projektit, mbështetjen në prokurime, menaxhimin e punimeve dhe të kohës dhe gjithashtu ndjekjen e mëtejshme të punimeve.
Kështu ne sigurohemi që të gjitha elementet e zbatimit të jenë në përputhshmëri me specifikimet teknike, deri në dorëzimin final të projektit. Çdo individ i stafit tonë përdor maksimalisht aftësitë e tij që ne t’ju ofrojmë një shërbim sa më optimal.
Koncept i rafinuar i dizajnit
Ne hedhim ëndrrën tuaj në letër duke përshtatur dëshirat tuaja me buxhetin që keni. Ekspertët tanë të arkitekturës ju ndihmojnë të eksploroni opsionet më të mira dhe do ju paraqesin alternativa të ngjashme me kërkesat tuaja. Bashkëpunimi me ta do ua bëjë dhe juve më të qartë se çfarë dëshironi dhe sa kosto duhet për ta arritur. Specifikimet tuaja zhvillohen sipas koncepteve të dizajnit të cilat ndihmojnë në realizimin më të përafërt të standardeve tuaja.
Materialet më moderne
Sa më kompleks të jetë një projekt, aq më cilësore duhet të jenë dhe materialet e përdorura të cilat sigurojnë qëndrueshmëri dhe siguri. Ne përpiqemi të përzgjedhim vetëm më të mirën duke marrë parasysh dhe sa inovative, rezistente dhe optimale në lidhje me koston janë ato. Të gjitha materialet tona janë të testuara në projekte të mëparshme dhe të aprovuara, të zhvilluara me teknologjinë më të lartë dhe të përzgjedhura në mënyrë selektive.