Punime Ndërtimore

Ne ofrojmë një tërësi llojesh punime ndërtimorë të renditura si më poshtë:
- Ndërtime civile dhe industriale
- Rikonstruksion dhe mirëmbajte të ndërtesave civile dhe industriale
- Veshje fasadash
- Punime rafiniture të muraturës dhe të lidhura me to, rafiniturë me material druri
metalike, xhami, plastike dhe rafinuare të natyrës teknike të ndërtimit
- Punime për prishje ndërtim
- Punime strukturore speciale
- Shtresa dhe mbistruktura speciale
- Punime nëntokësore
- Gërmime në tokë
- Ujësjellësa, vepra kullimi
- Punime dhe mbrojtje lumore
- Ndërtime rrugësh dhe autostradash
- Barriera dhe mbrojtje rrugore
- Sinjalistika ndriçuese të trafikut
- Sisteme hidraulike dhe bonifike
- Punime dhe mbrojtje lumore
- Impiante termike dhe të kondicionimit
- Impiante elektrike, telefonie, telekomunikacioni etj.

Koncept i rafinuar i dizajnit

Ne hedhim ëndrrën tuaj në letër duke përshtatur dëshirat tuaja me buxhetin që keni. Ekspertët tanë të arkitekturës ju ndihmojnë të eksploroni opsionet më të mira dhe do ju paraqesin alternativa të ngjashme me kërkesat tuaja. Bashkëpunimi me ta do ua bëjë dhe juve më të qartë se çfarë dëshironi dhe sa kosto duhet për ta arritur. Specifikimet tuaja zhvillohen sipas koncepteve të dizajnit të cilat ndihmojnë në realizimin më të përafërt të standardeve tuaja

Materialet më moderne

Sa më kompleks të jetë një projekt, aq më cilësore duhet të jenë dhe materialet e përdorura të cilat sigurojnë qëndrueshmëri dhe siguri. Ne përpiqemi të përzgjedhim vetëm më të mirën duke marrë parasysh dhe sa inovative, rezistente dhe optimale në lidhje me koston janë ato. Të gjitha materialet tona janë të testuara në projekte të mëparshme dhe të aprovuara, të zhvilluara me teknologjinë më të lartë dhe të përzgjedhura në mënyrë selektive.